Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREINSTAT: Eksportet e mallrave rritje me 37.9 % për 9-mujorin

INSTAT: Eksportet e mallrave rritje me 37.9 % për 9-mujorin

Eksportet e mallrave arritën vlerën 366 miliardë lekë, gjatë 9-mujorit janar-shtator të këtij viti, duke shënuar rritje me 37.9 %. INSTAT publikoi sot raportin “Tregtia e jashtme” për periudhën janar-shtator, sipas të cilit grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 11.1 %, “materiale ndërtimi dhe metale” me 10,9 %, dhe “tekstile dhe këpucë” me 6.6 %. Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 695 miliardë lekë, duke u rritur me 25.1 %, krahasuar me një vit më parë. Sipas INSTAT-it, në nivelin e importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet “materiale ndërtimi dhe metale” me 8.8 %, “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 5.7 % dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 5.2 %. Deficiti tregtar, referuar INSTAT-it, arriti vlerën 329 miliardë lekë, duke u rritur me 13.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments