Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: 7 të infektuar në 24 orët e fundit

MSHMS: 7 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, 7 qytetarë nga 109 testime. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bëri të ditur se rastet e reja rezultuan në këto bashki: 3 në Tiranë, 2 në Delvinë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Kuçovë. Janë 251 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,656 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bëri sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.https://ata.gov.al/2022/10/17/covid-19-mshms-7-te-infektuar-ne-24-oret-e-fundit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments