Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPër një ekonomi që funksionon na duhet pavarësia nga BM

Për një ekonomi që funksionon na duhet pavarësia nga BM

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon deklaroi se pavarësia është thelbësore për ndërtimin e një ekonomie që funksionon për të gjithë, ndërsa përgatitet të përcaktojë planet e saj për një Skoci të pavarur. Megjithatë, kundërshtarët e saj politikë paralajmëruan se ndarja e Britanisë së Madhe ishte “si një lojë bixhozi me mirëqenien e njerëzve”. Kryeministrja do të prezantojë dokumentin e tretë të pavarësisë, i cili do të përshkruajë planet ekonomike dhe valutore për një Skoci të pavarur. Para fjalimit, Sturgeon tha se vendi ka “një bollëk njerëzish të aftë, biznese inovative dhe burime natyrore”. “Modeli ekonomik i Britanisë së Madhe po dështon dhe po e mban Skocinë gjithnjë e më shumë prapa. Pavarësia tani është thelbësore për ndërtimin e një ekonomie që funksionon për të gjithë”, shtoi ajo.https://ata.gov.al/2022/10/17/edimburg-sturgeon-per-nje-ekonomi-qe-funksionon-na-duhet-pavaresia-nga-bm/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments