Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAKëshilli i Prindërve me arsye shtesë pse s`duhet të ketë mësim të...

Këshilli i Prindërve me arsye shtesë pse s`duhet të ketë mësim të shtunave

Sërish ka reaguar Këshilli i Prindërve të Kosovës, lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura mësimore, si pasojë e grevës në arsim në muajin shtetëror. Duke u nisur nga fakti se janë disa shtete me organizim të lartë institucional e intelektual që po e legjitimojnë javën me katër ditë punë e tri ditë pushim si Belgjika, Islanda, Irlanda, Zelanda e Re, Japonia, Spanja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Këshilli i Prindërve të Kosovës deklaron se shumë shtete të tjera, por edhe ndërmarrje private, pritet ta përqafojnë së shpejti këtë ndryshim. “Arsyeja kryesore: moslodhja e mosmërzitja por kreativiteti e mirëqenia psikofizike e të punësuarve”. Nisur nga këto raste, KPK-ja deklaron se politkbërësit e arsimit në Kosovë po gjykojnë që gjashtë ditë rresht mësim, janë të mundshme e nuk ka rëndësi a janë dakord për këtë fëmija e prindërit, por edhe mësimdhënësit. “Ne vazhdojmë të këshillojmë se politikbërja (sidomos në sistemin arsimor) e ka parakusht të domosdoshëm diskutimin shterues nga të gjitha palët hisedarë e të interesit për çdo çështje të rëndësishme që prek fëmijët, prindërit e mësimdhënësit dhe gjithë sistemin edukativ e arsimor”, deklaron KPK-ja. “Pa dakordësi e pajtueshmëri të argumentuar ne do të vazhdojmë së bëri lëvizje të çrregullta, me efekte shumëanshmërisht penguese, pa perspektivë shpresëdhënëse se arsimi publik në këtë vend mund (e do) të dalë nga prapambeturia, jokoherenca e padobishmëria”. KPK-ja deklaron se vizioni progresist i arsimit i pranon e i përthith arsyetimin, dijen, kreativitetin, respektin njerëzor e intelektual, gjithëpërfshirjen, dinjitetin e ligjshmërinë dhe i refuzon të kundërtat e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ