Pas gati gjashtë muajsh, Kampionati Botëror i MotoGP ndryshon emrin e liderit të tij. Francesco Bagnaia është tashmë kryesuesi i renditjes botërore për pilotë, duke lënë pas me 14 pikë, Fabio Quartararon. Piloti francez i Yamahas nuk arriti të marrë asnjë pikë pasi u rrëzua. Një garë delikate për fatin e botërorit të Moto Gp, Çmimi i madh i Australisë. Bagnaia e mbylli garën i treti, por arrin të marrë pikët e mjaftueshme për t’u bërë ai lideri i botërorit. Fitues i garës në Philip Island është Alex Rins me Suzukin, ndërsa një garë të shkëlqyer ka bërë edhe Marc Marquez, i cili ngjitet në vendin e dytë në podium. Për spanjollin e Hondës ky është podiumi i 100-të në karrierë, në klasin mbretëror të motorëve. Rikthehet buzëqeshja te Marc dhe Honda, teksa shohin që po rikthehen sërish midis më të mirëve në nivelet më të larta.https://sport.rtsh.al/artikull/rins-fiton-garen-ne-australi