Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMitsotakis: Të gatshëm për ndihmë, pas tragjedisë në minierën turke

Mitsotakis: Të gatshëm për ndihmë, pas tragjedisë në minierën turke

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shkroi në Twitter se ”Greqia është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme në kërkimin e të mbijetuarve”, pas ”shpërthimin të tmerrshëm në një minierë dhe humbjen e jetëve në provincën Bartin në Turqi”. Ndërkohë, edhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias shkroi në Twitter se është “thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve, pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin në Turqi”. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu falënderoi homologun e tij grek Nikos Dendias për ngushëllimet e tij pas aksidentit vdekjeprurës në minierën e qymyrit në Turqi, në një postim në Twitter. ”Faleminderit i dashur Nikos për mesazhin e ngushëllimit”, tha ministri turk. Ambasada turke në Athinë shprehu gjithashtu falënderimet e saj duke postuar në Twitter se “ne i shprehim mirënjohjen tonë anëtarëve të nderuar të qeverisë greke si dhe popullit aleat të Greqisë për mesazhet e tyre të ngushëllimit dhe ofertat e tyre për të zgjatur dorën e ndihmës pas aksidentit tragjik në Bartin”, pasuar nga flamujt e Turqisë dhe Greqisë. Numri i minatorëve që humbën jetën nga shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore, Bartin, arriti në 40, njoftoi ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu. Soylu tha se 11 punëtorë të plagosur janë nën trajtim në spitale. Duke vënë në dukje se 58 nga 110 minatorët janë shpëtuar, ai tha se ka paqartësi për një nga minatorët duke shtuar se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar. Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez tha se zjarri që shpërtheu në një galeri pas shpërthimit të minierës është kryesisht nën kontroll. ”Presidenti Recep Tayyip Erdogan po monitoron nga afër situatën”, shkroi presidenca turke në Twitter. Ai anuloi një udhëtim të planifikuar në provincën lindore të Diyarbakirit.https://ata.gov.al/2022/10/16/greqi-mitsotakis-te-gatshem-per-ndihme-pas-tragjedise-ne-minieren-turke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments