Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: 19 të infektuar me COVID

MSHMS: 19 të infektuar me COVID

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit janë kryer 313 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 19 qytetarë. Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 9 qytetarë në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mat, Fier, Patos, Mallakastër, Vlorë. Ministria informon se, “janë 256 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”. “Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,644 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim. MSHMS i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Statistika (16 Tetor 2022) Raste të reja ditore 19 Të shëruar në 24 orë 15 Të shtruar në spitale 2 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 313 Testime totale 1,990,227 Raste pozitive 331,492 Raste të shëruara 327,644 Raste aktive 256 Humbje jete 3,592https://ata.gov.al/2022/10/16/mshms-19-te-infektuar-me-covid-19-ne-24-oret-e-fundit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments