Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBiden: Irani duhet t’i japë fund dhunës

Biden: Irani duhet t’i japë fund dhunës

Presidenti amerikan, Joe Biden u ka bërë thirrje liderëve të Iranit që të mos ndërmarrin veprime të dhunshme kundër protestuesve në vend. Irani është përfshirë nga protesta për javë të tëra pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në mes të shtatorit, e cila u arrestua nga policia e moralit në Teheran për shkelje të rregullave të rrepta të veshjes për gratë. “SHBA-ja mbështet gratë e guximshme të Iranit”, tha dje Biden në qytetin Irvine, në Kaliforni. “Irani duhet t’i japë fund dhunës kundër qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre themelore”, tha Biden. Biden tha se gratë dhe burrat duhet të kenë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe tubimit. “Gratë në të gjithë botën po persekutohen në mënyra të ndryshme. Por ato duhet të jenë në gjendje të veshin, në emër të Zotit, atë që duan të veshin. Askush nuk duhet t’u thotë atyre se çfarë të veshin”, theksoi Biden. Që nga vdekja e Amini, janë zhvilluar protesta mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare kundër udhëheqjes së Iranit dhe veçanërisht rregullave të mbajtjes së shamive. Forcat e sigurisë janë përgjigjur ashpër ndaj protestuesve duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave.https://ata.gov.al/2022/10/15/shba-biden-irani-duhet-ti-jape-fund-dhunes-kunder-protestuesve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments