Misioni studimor shqiptaro-francez “Korpusi i Mozaikëve” është drejt fundit për këtë vit me rezultate mbresëlënëse të ekspeditës që po kryhet në Parkun Arkeologjik të Bylisit. Kjo ekspeditë u mundësua falë bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet CNR Francë- Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Parku Arkeologjik Kombëtar Bylis. “Jemi të gjithë entuziastë me rezultatet e punës së arritur, në ndërhyrjen konservuese tek një nga mozaikët më të bukur me skena pastorale në Bylis. Ekipi i misionit bëri të mundur, nxjerrjen nga situata e emergjencës mozaikun e altarit të Bazilikës C”, u shpreh Parku Arkeologjik Kombëtar Bylis në një postim në rrjetet sociale. Puna e terrenit mes mozaikëve do finalizohet me vëllimin e dytë të Korpusit të Mozaikëve, ku Bylisi do ketë peshën kryesore. Qyteti antik i Bylisit shtrihet sapo del nga qyteti i vogël i Ballshit, 10 km larg tij, në krahun e djathtë të rrugës, ku të bie në sy një varg kodrash të larta. Teatri i Bylisit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, që do të thotë që ka qenë një nga veprat më të mëdha të kohës.https://ata.gov.al/2022/10/15/rezultate-mbreselenese-nga-ekspedita-shqiptaro-franceze-ne-bylis/
Ekspedita shqiptaro-franceze në Bylis
RELATED ARTICLES