Wednesday, April 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART140 tituj i dhurohen bibliotekës publike “Dritëro Agolli” në Fier

140 tituj i dhurohen bibliotekës publike “Dritëro Agolli” në Fier

140 tituj librash të autorëve të mëdhenj klasikë nga Biblioteka Kombëtare iu dhuruan bibliotekës publike “Dritëro Agolli” në Fier. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila zhvilloi një vizitë sot në këtë bibliotekë në kuadër të Tetorit të Librit. “Bashkë me deputetet e Qarkut të Fierit Antoneta Dhima dhe Mirela Pitushi gjetëm një atmosferë të ngrohtë mes mësuesish e nxënësish, punonjësesh të përkushtuara të bibliotekës e lexuesish, që na japin shpresë se nisma jonë “Lexo shqip, fol shqip”, po përcillet kudo”, shkruan Margariti. Margariti u shpreh se, mes leximesh, diskutimesh, ndarje përvojash, interpretimesh të ndjera nga aktorët Klajdi Marku e Miola Sitaj kaluam një kohë të bukur, ku kryefjala ishte libri. Ministrja theksoi se, bashkë me Bibliotekën Kombëtare dhamë një kontribut modest në pasurimin e bibliotekës, duke dhuruar 140 tituj librash, që i përkasin autorëve të mëdhenj klasikë botërorë: Balzak, Hygo, Tolstoi, Twain…, por edhe klasikët tanë Naim Frashëri, Çajupi, Migjeni etj., një kolanë prej 50 titujsh e mbështetur nga Ministria e Kulturës. “Shumë e rëndësishme është kolana që u dhurua nga Biblioteka Kombëtare me emrat e mëdhenj të letërsisë shqipe të Rilindjes dhe të para Luftës II Botërore: Sami Frashëri, Poradeci, Kuteli, Koliqi, Kristoforidhi, Shiroka, Kristo Dako. Një kontribut që shpresojmë t’i shërbejë më së shumti brezit të ri që duhet të vazhdojë të lexojë shqip”, u shpreh ministrja.https://ata.gov.al/2022/10/14/140-tituj-librash-i-dhurohen-bibliotekes-publike-dritero-agolli-ne-fier/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ