Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIUlet gjoba për mosdorëzimin e deklaratës së të ardhurave vjetore

Ulet gjoba për mosdorëzimin e deklaratës së të ardhurave vjetore

Në draftin për Paketën Fiskale për vitin 2023 që pritet të zbatohet duke nisur nga 1 janari, gjoba për mosdorëzimin në afat të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave për individët parashikohet të ulet. Sipas draftit të propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që po konsultohet edhe me biznesin, gjoba parashikohet të jetë 3.000 lekë nga 5.000 lekë që është aktualisht. Individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave pranë administratës tatimore qendrore. Individët rezidentë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, në qoftë se ato realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet(brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë), në shumën e përgjithshme mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë. Nëse individët rezidentë, realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën më pak se 2 milionë lekë, nuk kanë detyrim për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave. Ky përjashtim nuk zbatohet për individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre bruto vjetore është nën 2.000.000 (dy milionë) lekë. Këta individë deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin, kur është rasti, tatimin e mbajtur nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit.https://ata.gov.al/2022/10/15/paketa-fiskale-2023-ulet-gjoba-per-mosdorezimin-e-deklarates-se-te-ardhurave-vjetore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments