75 familje të tjera në Lezhë morën apartamentet e tyre të reja në kuadër të Programit të Rindërtimit. Bashkia Lezhë organizoi shorteun e dytë për të shpërndarë apartamente për të prekurit nga tërmeti. Sipas nënkryetarit të bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj, “nga java që vjen këto familje do fillojnë të hyjnë në shtëpitë e tyre”. “Gjithë procedura është në bazë të aktit normativ siç e parashikon dhe ligji. Me banorët kemi diskutuar për të gjitha problematikat që ata kanë. Kemi ardhur në pikën që gjithçka është sistemuar dhe besoj se me ndarjen në shorte të tipologjisë 1+1, 2+1 dhe 3+1 e mbyllim përfundimisht procesin për shtëpitë individuale, pallate”, tha Pacaj.http://ata.gov.al/2022/10/14/rindertimi-75-familje-marrin-banesat-e-reja-ne-lezhe/