Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 628 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe 53 të shëruar. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 19 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, 2 në Rrogozhinë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë. “Janë 251 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria. Sipas MSHMS, janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,610 që nga fillimi i epidemisë.http://ata.gov.al/2022/10/14/mshms-19-te-infektuar-me-covid-19/