Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith dha një mesazh nga Kukësi, për nisjen e projektit “Perspektiva të Reja”. “Jam shumë i gëzuar që jam këtu për të nisur projektin tonë më të ri “Perspektiva të Reja për rajonin e Kukësit”. Kjo është iniciativa jonë më ambicioze në veriun e Shqipërisë. Do të garantojë aftësi dhe vende pune në të gjithë këtë rajon. Do të tërheqë kontribute nga ne, qeveria, sektori privat dhe partnerët tanë. Ne dëshirojmë që të rinjtë të kenë shpresë dhe të qëndrojnë në këtë rajon”, tha ambasadori King-Smith. King-Smith dha një mesazh për të gjitha ata që po mendojnë të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. “Mesazhi im për të gjithë ata që po mendojnë të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar është ky: Prisni! Mos shkoni tani- mund të rrezikoni jetën! Ajo që iu tregohet në medien sociale nuk është realiteti. Ose qëndroni këtu ose aplikoni për viza duke ndjekur rrugët ligjore. Mos ikni në mënyrë të paligjshme!”, u shpreh King-Smith King-Smith dha edhe një mesazh për prindërit dhe familjarët e tyre. “Për prindërit dhe familjarët e tyre mesazhi ynë është: Kriminelët dhe trafikantët po shfrytëzojnë fëmijët tuaj. Mos i lejoni! Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të kontribuojnë: Ju lutem punoni me ne për të krijuar shpresë dhe zgjedhje për të rinjtë këtu.” “Qytetarët e Kukësit janë pasuria më e madhe që ka ky rajon. Duke i mbështetur ata, bashkë mund ta transformojmë këtë rajon në një vend të jashtëzakonshëm, ku gjithsecili të mund të studiojë, të punojë, të bëjë biznes si edhe të vizitojë dhe ta shijojë këtë rajon kaq të bukur”, tha King-Smith.http://ata.gov.al/2022/10/14/king-smith-apel-qytetareve-te-kukesit-punoni-me-ne-per-te-krijuar-zgjedhje-per-te-rinjte-ketu/