Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike drejt detit, disa ditë pasi një aeroplanmbajtëse amerikane mbërriti në Korenë e Jugut si pjesë e manovrave të përbashkëta ushtarake. “Raketa, e cila mendohet të jetë me rreze të shkurtër veprimi, fluturoi rreth 600 kilometra në det të hapur, pasi u lëshua në perëndim të Koresë së Veriut, dhe u rrëzua në det në brigjet lindore”, tha ushtria e Koresë së Jugut. Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike, të cilat, në varësi të dizajnit të tyre, mund të përdoren gjithashtu për të mbajtur një ose më shumë koka bërthamore. Koreja e Jugut është e shqetësuar se Koreja e Veriut së shpejti mund të testojë një tjetër raketë balistike të lëshuar nga nëndetëse (SLBM). Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris pritet të vizitojë Korenë e Jugut të enjten e ardhshme dhe të diskutojë ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.http://ata.gov.al/2022/10/14/seul-pheniani-nuk-ndal-leshimin-e-raketave-balistike/
Pheniani nuk ndal lëshimin e raketave balistike
RELATED ARTICLES