Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI3 miliardë lekë fondi i shpronësimeve për Unazën e Madhe të Tiranës

3 miliardë lekë fondi i shpronësimeve për Unazën e Madhe të Tiranës

Qeveria miratoi fondin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të “Unazës së madhe” Tiranë nga “Sheshi Shqiponja”-“Bulevardi i Ri” dhe “Rikualifikimi i “Unazës Lindore” për lotet 4, 5, 6”. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Sipas këtij vendimi, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, me një vlerë të përgjithshme prej 3 158 206 249 lekësh. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 3 158 206 249 lekësh përballohet: 3 035 497 750 lekë nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë; 122 708 499 lekë nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” fuqi të tij. Autoriteti Rrugor Shqiptar kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin, kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe regjistrimi i aktit të kalimit të pronësisë në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar për pasuritë e shpronësuara. Ndërkohë ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.http://ata.gov.al/2022/10/13/3-miliarde-leke-fondi-i-shpronesimeve-per-unazen-e-madhe-te-tiranes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments