Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE akordon 3.5 miliardë euro shtesë për refugjatët ukrainas

BE akordon 3.5 miliardë euro shtesë për refugjatët ukrainas

Shtetet anëtare të BE-së do të kenë në dispozicion 3.5 miliardë euro shtesë (3.4 miliardë dollarë) për t’u kujdesur për refugjatët ukrainas. Paratë do të rialokohen nga Fondi i Kohezionit për Zhvillimin Rajonal. Vendimi i marrë sot nga ministrat e drejtësisë të BE-së në Luksemburg u lejon vendeve t’i përdorin këto fonde në mënyrë më fleksibël. Rishpërndarja u propozua fillimisht nga Komisioni Evropian dhe tashmë është miratuar nga Parlamenti Evropian. Që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës, më shumë se 7.6 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera evropiane, sipas të dhënave nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR.http://ata.gov.al/2022/10/13/fokus-be-akordon-3-5-miliarde-euro-shtese-per-vendet-qe-do-te-presin-refugjatet-ukrainas/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments