Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIKulla veneciane në Durrës shumë shpejt do të hapet për vizitorët

Kulla veneciane në Durrës shumë shpejt do të hapet për vizitorët

Kulla veneciane, në zemër të Durrësit, shumë shpejt do të hapet për vizitorët. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila pa sot nga afër ecurinë e punimeve në këtë monument simbolik të qytetit të Durrësit. “Restaurimi i objektit është në fazat përfundimtare dhe do të nisë procesi i plotësimi i tij me pajisjet që do t’i shtojnë kësaj qendre edhe aspektin multimedial, që do të shërbejnë për informimin dhe orientimin e vizitorëve në gjithë qytetin e Durrësit”, shprehet ministrja. Kulla Veneciane me përfundimin e restaurimit do të shndërrohet në një qendër informacioni dhe interpretimi të historisë së qytetit. Falë programit EU4Culture, kulla do të “flasë” përmes programeve teknologjike multimediale. Me një buxhet total prej 40 milionë euro, EU4Culture shtrihet në të gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 me ndërhyrje të planifikuara në një sërë objektesh të Trashëgimisë Kulturore. Përveç restaurimit, do të investohet në rijetëzimin e siteve të përzgjedhura të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve të vendndodhjes.http://ata.gov.al/2022/10/13/kulla-veneciane-ne-durres-shume-shpejt-do-te-hapet-per-vizitoret/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ