Britania e Madhe do të dërgojë raketa kundërajrore në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve ajrore ruse, njoftoi sot ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace. Raketat “Amraam” janë pajisjet e para ushtarake të dhuruara nga Britania e Madhe, të cilat janë në gjendje të rrëzojnë raketa lundrimi. Shpresohet se raketat e reja të mbrojtjes ajrore do të ndihmojnë në mbrojtjen e infrastrukturës ukrainase, pasi Moska nisi një valë sulmesh vdekjeprurëse me raketa dhe drone në qytetet dhe centralet e vendit, këtë javë. Presidenti rus, Vladimir Putin dhe forcat e tij u akuzuan për krime lufte nga Britania e Madhe dhe aleatët e G7, të cilët u zotuan të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake, diplomatike dhe ligjore dhe të qëndrojnë përkrah Ukrainës për aq kohë do të duhej. Zhvendosja në strategjinë e Kremlinit drejt sulmeve ndaj zonave civile dhe infrastrukturës erdhi si hakmarrje pas një shpërthimi që dëmtoi urën e rëndësishme strategjike dhe simbolike të Kerch, që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar të Krimesë. Britania e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore po dërgojnë sisteme të reja armësh në Ukrainë dhe po përgatiten të ofrojnë më shumë ndihmë. “Raketat “Amraam” do të dorëzohen gjatë javëve të ardhshme për t’u përdorur me sistemet e mbrojtjes ajrore “Nasams” të premtuara nga SHBA-ja”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes. Paketa më e fundit e pajisjeve ushtarake të Britanisë së Madhe përfshin gjithashtu qindra raketa të tjera të mbrojtjes ajrore dhe drone ajrore, si dhe 18 armë të tjera artilerie.https://ata.gov.al/2022/10/13/londer-bm-raketa-kunderajrore-ne-ndihme-te-ukraines/
Raketa kundërajrore në ndihmë të Ukrainës
RELATED ARTICLES