Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIAgroturizmi, modele inovative me ndikim në ekonomi

Agroturizmi, modele inovative me ndikim në ekonomi

Agroturizmi po përjeton një rritje të shpejtë, ku nga pak emra që numëroheshin me gishtat e njërës dorë, sot Shoqata e Agroturizmit e sapokrijuar, ka 71 anëtarë dhe parashikon rritje. Sipërmarrjet në agroturizmet ia kanë dalë të amortizojnë disi efektet e rritjes së kostove, falë ciklit të prodhimit të produkteve në fermat e tyre apo pasurimit të ofertës me dimensione të reja. Gjithsesi edhe pse ky sektor po shkon drejt konsolidimit, operatorët shprehen se ka ende shumë punë për të mbështetur sipërmarrjet agroturistike, që konsiderohet si katalizator i fshatit dhe bujqësisë. Ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me ata të huaj diskutuan me shoqatën e agroturizmit për planifikimin e fazën e dytë të projektit për “Zhvillimin e qëndrueshëm rural”, që fillon në janar të vitit 2023. Ndalesa e parë ishte në Kolonjë me agroturizmet e Kolonjës, Korçës, Përmetit, Tepelenës, Pogradecit, Këlcyrës, Beratit, etj, dhe ndalesa e dytë në Lezhë me agroturizmet e Mirditës, Lezhës, Malësi e Madhe, Pukë etj. Disa nga çështjet që u trajtuan me sektorin privat të agroturizmit ishin kthimi i sfidave dhe problematikave në ide konkrete, cilët janë aktorët që duhet të përfshihen dhe si mund të kontribuojë gjithsecili. Gjithashtu bashkë me aktorët e linjës, u zgjodhën dhe modelet inovative me ndikim në ekonomi dhe sektor me potencial përshkallëzimi në të gjithë territorin. Vitin e fundit, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, disbursoi përmes programit IPARD II, një buxhet prej 5.2 milionë euro në mbështetje të agroturizmit. Programi IPARD II, dha grant 65 % të vlerës për investime në agroturizëm që kapnin vlerën nga 10 mijë deri 400 mijë euro.https://ata.gov.al/2022/10/13/agroturizmi-modele-inovative-me-ndikim-ne-ekonomi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ