Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPunime restaurimi në Urën e Leshnicës së Poshtme

Punime restaurimi në Urën e Leshnicës së Poshtme

Janë duke vijuar me ritëm të lartë, punimet e mirëmbajtjes, restaurimit e konsolidimit, në Urën e Leshnicës së Poshtme, monument kulture i kategorisë së parë. Kjo urë ndodhet në bashkinë Finiq dhe punimet janë pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, për vitin 2022. Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratimit të projektit në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, zbatimi i punimeve të mirëmbajtjes, restaurimit e konsolidimit, kryesisht konsiston në pastrim nga bimësia e ulët dhe injektim solucioni për tharjen e tyre, konsolidim i çarjeve në trupin e urës, konsolidim i muraturës së urës nëpërmjet plotësimit të fugave, vendosje gabionash për mbrojtjen e shpatullave të urës nga rryma e lumit, restaurim i kalldrëmit të urës, etj. Për vetë rëndësinë arkitektonike dhe historike që mbart kjo urë e shek. XIX, e cila ka gjatësi 11 m, gjerësi 2 m, hapësirë drite të harkut 6 m dhe është një prej akseseve kryesore të fshatit nëpërmjet përroit të Leshnicës, pas restaurimit, ajo do të jetë plotësisht funksionale dhe një vlerë e shtuar ndër atraksionet natyrore e kulturore të ndodhura në bashkinë Finiq.https://ata.gov.al/2022/10/13/punime-restaurimi-ne-uren-e-leshnices-se-poshtme-monument-kulture/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments