Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA75 % e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje

75 % e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se 75 për qind e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje. Pasi u miratua në qeveri, Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Aliu tha se ky numër i madh i ndërtimeve pa leje po ndikon në fushën e planifikimit në vend dhe zhvillimin ekonomik. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Aliu tha se procesi i legalizimit është i thjeshtë dhe për banesa kolektive do të kushtojë 2 euro metri katror, ndërsa për ato individuale 1 euro. “Në regjistrimet e ndërtimeve pa leje në vendin tonë figurojnë 352 mijë e 836 ndërtime pa leje në gjithë vendin. Vetëm në komunën e Prishtinës janë mbi 46 mijë ndërtime pa leje. Kjo nënkupton se nga stoku ekzistuese i ndërtimeve janë mbi ¾ e ndërtimeve pa leje. Kjo është një numër i madh i ndërtimeve pa leje, e cila ka ndikuar në fushën e planifikimit në vend”, theksoi Aliu. Në konferencën për medie, Aliu u pyet edhe për aksionin e policisë për ndërtimet pa leje në Brezovicë, për çka tha se i njëjti është i qëlluar. “Aksioni në Brezovicë është jashtëzakonisht i qëlluar dhe është duke pasur efektin e vet. Degradimi që ka ndodhur në zonën e Brezovicës dhe përgjithësisht në parkun Sharr janë të natyrave të ndryshme. Përveç ndërtimeve pa leje janë edhe hidrocentralet dhe prerja e pyjeve që ka qenë proces i vazhdueshëm dhe degradues i gjitha pyjeve tona në gjitha parqet nacionale”, shtoi ai. Në konferencën për medie ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se plotësim-ndryshimet e Ligjit për kodin penal dhe atij për procedurën penale do të ashpërsojnë dënimet për kryerësit e veprave penale. Ajo theksoi se Kosova s’ka jetë të grave dhe vajzave për të humbur. “Kosova s’ka jetë grash dhe vajzash për të humbur. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, është përgjegjësi institucionale e sigurisë dhe mirëqenies publike dhe sociale. Është e domosdoshëm angazhimi maksimal veçanërisht ai i institucioneve”, shtoi ajo. E pyetur për liberalizimin e vizave, Haxhiu u shpreh optimiste për heqjen e regjimit të vizave, mirëpo tha se nuk mund të jap data sikur ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, që sipas saj, kanë mashtruar qytetarët. “Sa i përket liberalizimit të vizave unë nuk do të bëj sikur kanë bërë qeveritë e kaluara. Ju mbani mend deklaratat e ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve duke i mashtruar qytetarët. Ajo çka mund të them është se gjithçka çka varet nga ne është bërë. Jemi optimist dhe kemi punuar për këtë”, përfundoi ajo.https://ata.gov.al/2022/10/12/aliu-rreth-75-e-ndertimeve-ne-kosove-jane-pa-leje/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments