Në Malësinë e Madhe nuk është ndalur puna për zbatimin e projekteve në investime publike për një infrastrukturë të standardizuar dhe cilësi më të mirë jetese për banorët. Bashkia në veri të vendit, ka realizuar një tjetër investim të domosdoshëm në infrastrukturën rrugore në Malësinë e Madhe. Rruga e Bogiqit, është një tjetër segment rrugor që i është nënshtruar zgjerimit dhe asfaltimit. Kjo rrugë me një gjatësi prej 1.3 km pas një amortizimi total i është nënshtruar asfaltimit të plotë duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe ndihmuar fermerët të dalin më shpejt në treg me prodhimet e tyre. Fondi për këtë segment rrugor ka kapur shifrën e 14.2 milionë lekëve. Investimet në rrugë kanë qenë një prioritet i rëndësishëm i bashkisë Malësi e Madhe përgjatë këtij viti, e cila ka shtrirë ndërhyrjet jo vetëm në rrugët brenda qytetit, por edhe në ato rurale.https://ata.gov.al/2022/10/11/malesi-e-madhe-asfaltohet-plotesisht-rruga-e-bogiqit/
Malësi e Madhe, asfaltohet plotësisht rruga e Bogiqit
RELATED ARTICLES