Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANY, një dyqan vetëm me rroba dixhitale

NY, një dyqan vetëm me rroba dixhitale

Platforma e modës “ ZERO10” është bashkuar me “Crosby Studios”, duke krijuar një dyqan pop-up në SoHo të Nju Jorkut me veshje ekskluzivisht dixhitale. Brenda dyqanit nuk ka asgjë të vërtetë, por vetëm një koleksion virtual me pesë krijime, të cilat ishin në dispozicion për shitje në vend. I frymëzuar nga videolojërat, koleksioni përbëhet nga një fanellë me kuadrate, një T-shirt, një kapuç leopardi me pixel dhe pantallona që “zhduken”. Në dhomën e testimit, vizitorët skanuan kodet QR që i çuan në aplikacionin e ZERO10. Aty mund t’i provonin rrobat në kohë reale ose me foto, duke i mbivendosur në çdo foto që kishin ruajtur në celularin e tyre dhe duke i shpërndarë në rrjetet sociale. “Ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të rimendoja konceptin e modës me këtë koleksion të botuar të kufizuar dhe doja ta bëja këtë duke rishpikur të gjithë përvojën e shitjes me pakicë, nga mjedisi i dyqanit deri tek vetë rrobat që klientët mund të blejnë”, tha Harry Nuriev, themelues i Crosby Studios, i cili projektoi koleksionin. https://lajme.rtsh.al/artikull/eksperienca-e-re-e-blerjeve-ne-nju-jork-nje-dyqan-fizik-vetem-me-rroba-dixhitale

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments