Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAXhubleta, "pasaporta" e identitetit tonë kulturor

Xhubleta, “pasaporta” e identitetit tonë kulturor

Historia e veshjeve shqiptare nis me xhubletën, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe e trashëguar në Alpet e Shqipërisë. Rita Shkurtaj është nga ato “fanatike” të xhubletës, aq sa ajo prej dy vitesh ka krijuar shoqatën “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” në funksion të ruajtes e të përcjelljes në breza më të rinj të kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore. Xhubleta për Ritën është e shenjtë, madje ajo e konsideron si “amanetin” e prindërve të saj, kjo pasi edhe në ditën e saj të dasmës, ajo nuk ka veshur vel të bardhë si çdo nuse por xhubletë, e pikërisht atë të nënës së saj. Studimet akademike, Rita i ka kryer në degën e Historisë dhe kjo ka qenë një arsye për t’u thelluar në studimet e saj për xhubletën por më kryesorja siç shprehet ajo vetë ka të bëjë me faktin se xhubleta përfaqëson një identitet me të cilën mund të mburren malësorët. “Mosha” e lashtë, prerja dhe pamja e jashtëzakonshme, repertori i motiveve të përdorura, nga më interesantet në artin tonë popullor, me një autenticitet origjinal, me një sistem harmonik dekorativ në përshtatje të plotë me pjesët përbërëse i japin xhubletës “pasaportën” kombëtare të kostumografisë sonë duke i pasur rrënjët mbi 4 mijë vjeçare në histori.https://lajme.rtsh.al/artikull/xhubleta-pasaporta-e-identitetit-tone-kulturor

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments