Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova për herë të parë në KE

Kosova për herë të parë në KE

Për herë të parë në histori Kosova e fitoi të drejtën e fjalës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Mes duartrokitjeve në sallë, këtë 11 tetor nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci foli në emër të Kosovës për herë në Këshillin e Europës, ndërsa iu drejtuar eurodeputetëve si një e mbijetuar e luftës. Ky është një tregues se Kosova është edhe një hap më afër anëtarësimit nëpër institucione ndërkombëtare. Teksa ka folur për demokracinë në Kosovë dhe vështirësitë e hasura me Serbinë, Bogujevci foli edhe për luftën në Ukrainë, ku bëri të qartë se populli i Kosovës është me të dhe se e gjithë Europa po përballet me këtë luftë. “Sot do doja të flasë për shumë gjëra, për arritjet e Kosovës, për demokracinë më përparimtare në regjion dhe nëse nuk e besoni, mund të vini ta vizitoni Kosovën dhe ta shihni vetë. Të shihni vështirësitë që ndeshemi, vështirësitë me fqinjin tonë dhe të kaluarën e afërt nëpër të cilën kemi kaluar. Sot ne po ballafaqohemi me një brengë më të gjerë sesa regjioni ynë. Tani po ballafaqohemi me një luftë të ashpër, sot po përpiqemi për demokracinë, pra sot s’po flasim vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të ardhmen e Evropës. Pasi që është hera e parë që ju drejtohem në këtë mbledhje plenare, do të doja t’u them kolegëve të mi ukrainas dhe gjithashtu popullit të Ukrainës se mendimet, zemrat tona dhe lutjet tona janë me ju. Ne e dimë shumë mirë se çfarë po kaloni. Unë vetë jam e mbijetuar e një masakre gjatë luftës në Kosovë. Do të jemi gjithmonë me ju në këtë luftë. Shpresojmë që së shpejti kjo luftë e tmerrshme të marrë fund dhe drejtësia të triumfojë. Lavdi Ukrainës”, tha Bogujevci. Bogujevci theksoi se sot Kosova, është një ndër demokracitë më të zëshme në rajon dhe se e ardhmja e saj, nuk mund të jetë tjetër përveçse si pjesë e familjes europiane. Bogujevci ndodhej në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me delegacion që përbëhej edhe nga deputetët Arben Gashi, Besnik Tahiri dhe Enis Kervan.https://lajme.rtsh.al/artikull/kosova-shenon-historine-flet-per-here-te-pare-ne-keshillin-e-europes

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments