Vullkanin Stromboli në veri të Sicilisë, një nga më aktivët në Tokë, ka shpërthyer gjatë fundjavës duke shkaktuar në zonë re të dendura tymi, hiri vullkanik dhe rrjedha të mëdha llave që u derdhen në Detin Tirren. Nga shpërthimi vullkanik u shkaktuan edhe lëkundje sizmike, ndërsa banorëve u është këshilluar të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Vullkani Stromboli ka shpërthyer disa herë vetëm këtë vit, ndërsa shpërthimet e mëdha të tij shkaktojnë ortekë dhe cunami. Nga shpërthimi i fundit nuk raportohet për dëme dhe viktima.https://lajme.rtsh.al/artikull/shperthen-vullkani-stromboli-ne-sicili-nje-nder-me-aktivet-ne-toke-zona-mbulohet-nga-tymi-dhe-hiri-vullkanik
Shpërthen vullkani Stromboli në Sicili, një ndër më aktivët në Tokë
RELATED ARTICLES