Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFMN: Shqipëria nuk është gati për Amnistinë Fiskale

FMN: Shqipëria nuk është gati për Amnistinë Fiskale

Përfaqësuesja e FMN, Yan Sun ka rekomanduar ndryshim të projektligjit për amnistinë fiskale. Ajo shprehet se vendi ynë nuk është gati për një projektligj të tillë pasi sipas saj përbën dëmtim për moralin tatimor. Për të, në këto kushte ky projektligj mund të konsiderohet si një kartë për të dalë nga burgimi i të gjitha detyrimeve tatimore. Sipas saj, qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar dhe për ta bërë këtë, duhet të ketë një sistem modern të administratës tatimore. “Projektligji ka të ngjarë të dëmtojë moralin tatimor. Amnistia fiskale mund të konsiderohet si një kartë “dalje nga burgu” për shmangësit e mëdhenj të taksave, sepse përfshin një falje të konsiderueshme të taksave, përveç heqjes së plotë të interesit dhe gjobave dhe dhënies së imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i mëtejshëm nga forcat e zbatimit të ligjit për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen. Qeveria duhet të ndryshojë amnistinë fiskale me një program deklarimi vullnetar (PDV), i cili nuk i përjashton nga të gjitha detyrimet tatimore. Një PDV duhet të zbatohet vetëm kur plotësohen disa kushte. (i) Një administratë tatimore moderne, kompetente dhe e mirëinformuar dhe me mjetet e duhura të kontrollit dhe zbatimit të ligjit, dhe kjo aftësi i është demonstruar publikut për të siguruar që ka një rrezik të besueshem zbulimi. Kjo duhet të ekzistojë për të krijuar besimin se shmangësit e taksave që nuk deklarojnë do të ndiqen dhe ndëshkohen dhe se nuk do të ketë një PDV të mëtejshme; (ii) një kornizë efektive per luften kunder pastrimit te parave dhe luften kunder financimit te terrorizmit LPP/LFT që është në gjendje të zbusë rreziqet e PDV. Në shumë vende në zhvillim dhe me të ardhura të ulta, parakushtet për një PDV të suksesshme nuk përmbushen. Në rastin e Shqipërisë, ndërsa Drejtoria e Pergjithshme e Tatimve ka bërë progres, kapaciteti i saj i auditimit dhe hetimit mbetet ende i dobët, performanca e saj në mbledhjen e të ardhurave është e ulët, ndërsa shumë vlerësime nga auditimet mbeten të pambledhura, ka akses të pamjaftueshëm automatik në të dhënat e palëve të treta, veçanërisht informacionin e llogarive financiare. Shqipëria ende ka mangësi strategjike për LPP/LFT..’ tha përfaqësuesja e FMN-së.https://lajme.rtsh.al/artikull/fmn-shqiperia-nuk-eshte-gati-per-amnistine-fiskale-sistemi-i-dpt-nuk-eshte-ne-nivelin-e-duhur

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments