Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni/ Sa ndikohen pagat, kreditë, depozitat dhe ekonomia në tërësi

Inflacioni/ Sa ndikohen pagat, kreditë, depozitat dhe ekonomia në tërësi

Inflacioni, ky tatim pa ligj, po e kthen përmbys skenarin ekonomik në pothuajse të gjitha vendet e botës. Në muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998. INSTAT raportoi se një vit më parë ky ndryshim ishte 2,5%. I cilësuar nga ekonomistët si një taksim apo tatim pa ligj, inflacioni është një taksë që aplikohet mbi të gjithë individët dhe personat juridike, publikë apo private, pa marrë miratimin nga Parlamenti. Inflacioni po e kthen përmbys skenarin ekonomik, ndërsa prirja shqetësuese po përhapet në çdo cep të ekonomisë globale, me efekte dramatike. Bankat qendrore po rrisin, në mënyrë agresive, normat e interesit. Besimi i konsumatorëve është në nivele të ulëta rekord. Çmimet e mallrave janë pranë niveleve më të larta të gjitha kohërave. Inflacioni ka ndryshuar gjendjen ekonomike dhe ai mund të ketë ndryshuar gjithashtu rrugën e ekonomive globale dhe kombëtare në mbarë botën, për vitet në vijim. Në gjashtë muajt e fundit, inflacioni ka tejkaluar shumë pritshmëritë e dhjetorit 2021. Në shumë vende, normat aktuale kanë dyfishuar parashikimet. Në Shqipëri, në përgjigje të rritjes alarmante të inflacionit, banka qendrore rriti normat e interesit bazë të huadhënies bankare. Megjithatë, deri tani, rritja e normës, nuk është përputhur me ritmin e inflacionit. Çmimet e ushqimeve kanë arritur nivele rekord. Nga komponentët e inflacionit, dy janë efektet më kritike të tij në ekonomi, duke filluar nga pagat. Pagat reale ishin ulur për shumë vite në ekonomitë më të mëdha të OECD-së. Pak para pandemisë, pagat reale u rritën fuqishëm. Ndërsa ekonomitë u stabilizuan dhe u ndryshuan, pagat reale filluan të rriteshin përsëri. Por inflacioni i shfrenuar e shfuqizoi këtë rritje, duke zvogëluar fuqinë blerëse të pagës së njerëzve. Edhe në Shqipëri ky fenomen është i pranishëm. Inflacioni më i lartë po godet rritjen e pagave reale. Një perspektivë e zymtë për rritjen ekonomike. FMN ka deklaruar se pritet që ekonomia shqiptare të mos rritet më shumë se 2 pikë përqindje në vitin 2023. Edhe Ministria e Financave korrektoi parashikimet e saj. Arsyeja është një dhe e vetme, inflacioni, ai i importuar bashkë me mallrat dhe shërbimet dhe ai vendas. Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë gjë më tepër në parashikimet e saj për inflacionin i cili pritet të kthehet në normalitet jo më afër se mesi i 2024. Ndërsa çmimet po rriten dhe tregojnë pak shenja uljeje, rreziku është që inflacioni të rrënjoset dhe bankat qendrore të duhet të rrisin normat edhe më tepër, për të ngadalësuar kërkesën. Prandaj, shumë analistë po ulin parashikimet e tyre për rritjen ekonomike. Kjo sjell një tjetër tregues që lidhet me kreditë, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, por edhe me shlyerjen e tyre që kërkon të lihen mënjanë një shumë më e konsiderueshme të ardhurash nga paga. Po ndërsa familjet janë të detyruara të përballojnë rritjen e çmimeve dhe inflacionin e lartë, bankat tregtare e rillogaritin çdo vit fitimin e tyre, sepse këtë e parashikojnë kontratat. Ato nuk humbasin. Ekonomia në tërrësi do të përballet jo vetëm më rënien e saj në raport me prodhimin e Brendshëm Bruto , por edhe me uljen e konsumit, uljen e pagës reale, uljen e stokut të kredisë etj. Inflacioni është një taksë që nuk përjashton askënd dhe duhet të shmanget sa më shumë që është e mundur.https://lajme.rtsh.al/artikull/inflacioni-sa-ndikohen-pagat-kredite-depozitat-dhe-ekonomia-ne-teresi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments