Bashkia URA VAJGURORE

0
10

Ura Vajgurore kufizohet në veri- perëndim me bashkinë Lushnjë, në veri-lindje me bashkinë Kuçovë, në jug-lindje me bashkinë Berat dhe në jug-perëndim me bashkinë e Roskovecit. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Urës Vajgurore. Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 27,295 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 39,551 banorë. Me një sipërfaqe prej 156.56 km2, ajo ka densitet prej 226 banorë/km2 .

Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 34 fshatra. Bashkia e re shtrihet në një zonë të pasur me toka bujqësore shumë pjellore si dhe me burime të rëndësishme guri. Burimet kryesore të të ardhurave për banorët e kësaj zone bazohen te shfrytëzimi i resurseve natyrore, sidomos atyre të përpunimit të inerteve të gurit dhe të lumenjve, i fermave private, përpunimit agro-industrial, plantacioneve me ullinj, dru frutorë dhe vreshta, perimeve, blegtorisë, si dhe përpunimit të produkteve të qumështit dhe mishit.

Kjo zonë është e njohur herët për minierat sipërfaqësore të gurit, ndërsa kohët e fundit edhe për përpunimin e gurit në granil dhe gëlqere. Me ndarjen e re administrative kjo njësi vendore do të marrë një profil të rëndësishëm bujqësor, të orientuar sidomos në frutikulturë me prodhimin e ullirit, por nuk mbetet pas dhe blegtoria, drithërat dhe perimet, si dhe shumë foragjere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here