Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESI31 të infektuar dhe një humbje jete nga COVID

31 të infektuar dhe një humbje jete nga COVID

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 31 qytetarë. Sipas MSHMS-së rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 23 në Tiranë, 2 në Përmet, nga 1 qytetar në Shkodër, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec. “Janë 313 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar 86 vjeç, nga Tirana”, thekson MSHMS. Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,484 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.http://ata.gov.al/2022/10/11/mshms-31-te-infektuar-dhe-nje-humbje-jete-nga-covid-19/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments