Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Gjermania i premton Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore

 Gjermania i premton Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht deklaroi se sulmet e fundit raketore ruse në Ukrainë tregojnë rëndësinë e dërgimit të shpejtë të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. “Sulmet e Rusisë me raketa dhe dronë terrorizojnë mbi të gjitha popullatën civile”, theksoi ministri. “Kjo është arsyeja pse ne po ofrojmë mbështetje të veçantë me armët e mbrojtjes ajrore. Në ditët në vijim, i pari nga katër sistemet moderne të mbrojtjes ajrore Iris-T SLM do të jetë gati për të ofruar mbrojtje efektive për popullin ukrainas. ” ”Një njësi e parë do të jetë në terren shumë shpejt”, tha një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes në Berlin. Sipas Berlinit zyrtar tri njësi të tjera mund të dorëzoheshin vetëm “gjatë vitit të ardhshëm”. Arsyeja për është koordinimi i nevojshëm me industrinë e mbrojtjes dhe me vendet e tjera që kanë dërguar pajisje mbrojtëse në Ukrainë. Lambrecht vizitoi Ukrainën në fillim të këtij muaji, kur premtoi dorëzimin e shpejtë të njësisë së parë. Sistemi i ri nuk është ende i disponueshëm as për forcat e armatosura gjermane.https://ata.gov.al/2022/10/10/fokus-gjermania-i-premton-ukraines-sistemin-e-mbrojtjes-ajrore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments