Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKërkimi i hidrokarbureve, me kompaninë Shell

Kërkimi i hidrokarbureve, me kompaninë Shell

Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e amendimit të kontratës me kompaninë Shell. Në mbledhjen e sotme qeveria vendosi “miratimin e amendimit të kontratës së miratuar me vendimin nr. 350, datë 12.6.2018, të Këshillit të Ministrave, me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë, në Shqipëri, blloku 4, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Shell Albania Block 4 B.V., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”. Sipas vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.https://ata.gov.al/2022/10/10/kerkimi-i-hidrokarbureve-miratohet-amendimi-i-kontrates-me-kompanine-shell/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments