Deri në fund të këtij viti synohet përfundimi i punës së dokumentimit të hartës paraprake të parkut të ardhshëm kombëtar të Vjosës. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot mbledhjen e parë me ekspertë për punën teknike. “Kemi hyrë në fazën e punës teknike me një ekip të plotë prej 3️0️ ekspertësh që vijnë me eksperienca të vyera nga shumë vende të botës”, u shpreh Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. “Në mbledhjen e parë me skuadrën e plotë të shkencëtarëve, akademikëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile me ekspertiza nga ekoturizmi, te gjeologjia, mjedisi, financat e qëndrueshme dhe komunikimi, sepse së bashku me Patagonia jemi në një mendje se sa e jashtëzakonshme është Vjosa dhe degët e saj”, theksoi Kumbaro. “Deri në fund të këtij viti synojmë të përfundojmë punën e dokumentimit të hartës paraprake të parkut të ardhshëm, për të vijuar pastaj me procesin e shpalljes zyrtare të fazës së parë të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, unik në Evropë!”, nënvizoi Kumbaro.https://ata.gov.al/2022/10/10/vjosa-park-kombetar-nis-faza-e-punes-teknike-me-30-eksperte-nderkombetare/
Vjosa Park Kombëtar,30 ekspertë ndërkombëtarë
RELATED ARTICLES