Ariu i murrmë (Ursus arctos) është fotografuar nga specialistët e e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, përgjatë monitorimit në vendin e quajtur “Denell” në Theth, pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”. Sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ariu i murrmë preferon të jetojë nën mbulesa të dendura pyjore dhe lëvizjen e tij janë kryesisht të përqendruara përgjatë natës. Moratoriumi i gjuetisë ka bërë që në “Alpet e Shqipërisë” të ketë një shtim të kafshëve të egra gjatë viteve të fundit. Ariu i murrmë (Ursus arctos) gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke u renditur në Ankesin II të Konventës së Bernës dhe në Direktivën Evropiane të Habitateve.https://ata.gov.al/2022/10/11/theth-fotografohet-ariu-i-murrme/
Theth, fotografohet ariu i murrmë
RELATED ARTICLES