Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky bisedë telefonike me Biden pas sulmeve 

Zelensky bisedë telefonike me Biden pas sulmeve 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën përballë sulmeve masive ajrore te Rurisë, përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore. “Gjatë një bisede telefonike Biden e siguroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se ai do të vazhdonte t’i ofronte Ukrainës mbështetjen që i nevojitej për mbrojtjen e saj”, deklaroi Shtëpia e Bardhë. Zelensky theksoi se mbrojtja ajrore ishte prioriteti më i lartë i vendit të tij e cila lidhej me dërgesat e armëve. “Mbrojtja ajrore është aktualisht prioriteti numër kryesor në bashkëpunimin tonë të mbrojtjes. Ne gjithashtu kemi nevojë për udhëheqjen e SHBA-së dhe mbajtjen e një qëndrimi të ashpër të G7 dhe mbështetjen e rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme”, shkroi Zelensky në Twitter. Në një fjalim, Zelensky renditi partnerët ndërkombëtarë me të cilët kishte biseduar dje pas sulmeve raketore ruse, në disa qytete të Ukrainës. Udhëheqësi ukrainas tha se kishte folur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin polak , Duda dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Bisedime të mëtejshme u mbajtën me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe kryeministren britanike, Liz Truss. Sipas Ministrisë së Brendshme ukrainase, 14 persona u vranë dhe pothuajse 100 të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa qytete të mëdha të Ukrainës.https://ata.gov.al/2022/10/11/kiev-zelensky-bisede-telefonike-me-biden-pas-sulmeve-ajrore-ruse/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments