Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIPARD,93 kontrata investimi në bujqësi

IPARD,93 kontrata investimi në bujqësi

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) prezantoi gjatë një takimi në Tiranë me fermerë dhe aktorët të linjës, mekanizmin e financimit me pagesa pjesore të investimeve përmes programit IPARD. Ky mekanizëm i përgjigjet nevojave dhe vështirësive financiare të fermerëve, agropërpunesve dhe sipërmarrjeve në sektorin e turizmit rural, për zbatimin e investimeve të reja duke përthithur kështu sa më mirë dhe fondet nga zbatimi i Programit IPARD. Drejtoresha e AZHBR-së, Eranda Selmanaj, tha se, “pas miratimit të procedurës nga strukturat e Komisionit Europian dhe Zyrtari Kombëtar Autorizues fillon zbatimi i procedurës, që synon pagesën në kohë të fondeve të alokuara nga BE si dhe rritjen përthithjes e buxhetit për këtë Program”. Janë 93 kontrata aktive, të cilët mund të përfitojnë nga financimi me pagesa pjesore sipas situatave të punimeve të ndërtimit apo rikonstruksionet. Ky financim ndihmon në rritjen e financimit dhe përfundimin e investimeve në kohë. Pagesa pjesore janë të vlefshme edhe për kontratat e paraqitura nga thirrjes III dhe IV të programit IPARD-II. Më pas AZHBR do të kryejë verifikime në terren për zërat e realizuar në investim, para realizimit të pagesës dhe pas realizimit të investimit do të kryhet pagesa e mbetur, sipas parashikimit në kontratës.https://ata.gov.al/2022/10/11/ipard-financim-paraprak-te-pjesshem-per-93-kontrata-investimi-ne-bujqesi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments