Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.93 lekë dhe këmbehet me 120.42 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.41 lekë dhe këmbehet me 116.77 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0.58 lekë duke zbritur në kuotën 133.22 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 120.69 lekë, ose 0.03 lekë më shumë se në fundjavë.https://ata.gov.al/2022/10/10/forcohet-dollari-euroja-humb-terren-ne-kembim-me-lekun-6/