Mes këngësh e vallesh tradicionale ka nisur edicioni i XV i “Lojërave Popullore” që për herë të parë u zhvilluan në sheshin para Bashkisë, në “zemër” të qytetit duke qenë se vitet e shkuara zhvilloheshin disi më larg tij. Grupet e të rinjve përveç lojërave tradicionale, performuan artistikisht para publikut, duke e kthyer në një festë me ngjyra këtë pasdite. Në këtë vit kishte pjesëmarrje jo vetëm nga Shkodra por edhe nga Elbasani e Vlora si dhe Kosova e Maqedonia e Veriut. Mesazhi i zgjuarsisë por edhe i ruajtjes së traditës popullore është ai që evidenton më së shumti ky organizim. Më tej Sejmen Gjokoli, drejtuesi i qendrës kulturore “Aulona” thotë se ky element i traditës jo vetëm duhet ruajtur por ai mund të gjejë vend edhe në lëndën e Edukimit Fizik në shkolla. Në fund të këtyre lojërave, juria shpalli fitues grupin nga Elbasani ndërsa në vendin e dytë e të tretë grupet nga Gjakova dhe Deçani.
“Lojëra Popullore fest”/ Grupe artistike nga të gjitha trevat në Shkodër
RELATED ARTICLES