“Demokracitë tona duhet të qëndrojnë të bashkuara kundër regjimeve totalitare”, thekson Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , duke nënvizuar se Evropa duhet të bëjë tregti me partnerë të cilëve mund t’u besojë “dhe jo me ata që përdorin besimin tonë si armë kundër nesh”. Kryetarja e Komisionit, në artikullin që ka bashkë-nënshkruar me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas dhe që është publikuar njëkohësisht në një sërë mediash evropiane, flet për nevojën që demokracitë e Evropës të mbrojnë vlerat e përbashkëta dhe vizionet për të ardhmen. “Ndërsa autokracitë kërkojnë të krijojnë sfera ndikimi, duke intensifikuar në vend që të zvogëlojnë varësitë e pashëndetshme, ne duam të ndërtojmë partneritete të bazuara në vlerat dhe vizionet e përbashkëta për të ardhmen”, thotë ajo. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, pandemia e koronavirusit dhe sulmet në infrastrukturën kritike, qofshin sulme konvencionale apo sulme kibernetike, kanë zbuluar se sa e brishtë është ekonomia globale, vëren von der Leyen në artikullin e saj. “Kriza e sotme ka zbuluar forcën e brendshme të Bashkimit Evropian. Kemi vepruar me unitet, shpejtësi dhe vendosmëri. Sanksionet tona kundër Rusisë po dëmtojnë ekonominë e saj të luftës, ndërkohë që Ukraina po rifiton territorin në fushën e betejës. NATO dhe aleanca transatlantike e sigurisë janë sot më të forta se kurrë”, thekson ajo.https://lajme.rtsh.al/artikull/ursula-von-der-leyen-evropa-nje-mburoje-kunder-regjimeve-autoritare-krizat-zbuluan-forcen-e-brendshme-te-be
Ursula von der Leyen: Krizat zbuluan forcën e brendshme të BE
RELATED ARTICLES