Rreth 70% e grave të punësuara në qytetin e Krujës, janë të angazhuara në sektorin e artizanatit dhe rreth 40% e bizneseve në fushën e zejtarisë drejtohen nga gratë sipërmarrëse. Sektori i artizanatit ka rëndësi të madhe ekonomike për bashkinë e Krujës, dhe në veçanti për gratë dhe fuqizimin ekonomik të tyre. Në kuadër të ndërhyrjes mbi fuqizimin ekonomik të grave në zinxhirin e vlerës së artizanatit në bashkinë Krujë, përfaqësues nga institucionet e linjës organizuan ‘Tryezën e rrumbullakët’ më aktorë të ndryshëm vendorë për të diskutuar mbi sfidat dhe problematikat me të cilat përballen gratë e përfshira në këtë sektor si dhe propozimin e alternativave konkrete të cilat do të ndihmonin gratë artizane të zgjeronin sipërmarrjet e tyre, të përmirësonin dhe perfeksionin aftësitë e tyre për të zgjeruar dhe arritur tregje të reja. Pjesë e këtij diskutimi dhe me kontribute të rëndësishme ishin përfaqësues të lartë të bashkisë Krujë dhe stafi teknik, këshillit bashkiak, muzeve të Krujës, zyrës së punësimit, zyrës arsimore si dhe me pjesëmarrjen e grave artizane. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e UN Women si dhe Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe Bujqësor. Me ndihmën e ekspertëve të etnografisë dhe marketingut, tryeza krijoi një ambient nxitës për të ndarë informacione dhe rekomandime mbi problemet dhe sfidat si dhe mundësitë dhe potencialet për të rritur bashkëpunimin midis grave artizane dhe fuqizimin ekonomik të tyre. Diskutimet nënvizuan përfitimet e bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët në marketimin dhe promocionin e produkteve artizanale si dhe në nevojën e funksionimit të Qendrës së Zhvillimit të Artizanatit. Qendra do të mundësohet përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të bashkisë për të kontribuar në zhvillimin profesional të artizaneve dhe përgatitjen e brezit të ri të artizanëve përmes transferimit të njohurive dhe aftësive te të rinjtë dhe të rejat në Krujë.https://ata.gov.al/2022/10/08/kruje-rreth-70-e-grave-te-punesuara-ne-sektorin-e-artizanatit/
Krujë, rreth 70% e grave të punësuara në sektorin e artizanatit
RELATED ARTICLES