Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi sot se ka miratuar mbështetjen financiare prej 1.3 miliard dollarësh për Ukrainën, në kuadër të programit të ri “Dritarja e Goditjes Ushqimore”. Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të FMN-së miratoi mbështetjen financiare për Ukrainën me qëllimin për të ndihmuar në plotësimin e nevojave emergjente të balancës së pagesave të vendit. “Mbi 7 muaj që nga fillimi i luftës së Rusise në Ukrainë, humbjet njerëzore dhe ekonomike vazhdojnë të jenë të mëdha, duke sjellë nevoja emergjente financiare në vend”, thuhet në deklaratë. Sipas deklaratës së FMS-së, pas zhvendosjes masive të popullatës dhe shkatërrimit të infrastrukturës bazë, pritet që ekonomia e Ukrainës të pësojë tkurrje me 35 për qind në vitin 2022. Gjithashtu, FMN-ja tha se zyrtarët ukrainas meritonin një vlerësim të konsiderueshëm për sigurimin e një stabiliteti të rëndësishëm makro-financiar në kuadër të kushteve jashtëzakonisht të vështira.https://ata.gov.al/2022/10/08/uashington-fmn-mbeshtetje-financiare-emergjente-prej-1-3-miliard-dollaresh-per-ukrainen/