Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERriten kritikat ndaj lidershipit ushtarak rus

Rriten kritikat ndaj lidershipit ushtarak rus

Udhëheqja ushtarake e Rusisë po vihet gjithnjë e më shumë nën presionin e aktorëve gjithnjë e më të ndryshëm brenda sistemit rus, nën dritën e pengesave që trupat e vendit po vuajnë në Ukrainë, sipas shërbimeve sekrete britanike. ”Ndërsa kritikat deri më tani nuk i janë drejtuar lidershipit politik, tendenca e shprehjes publike të mospajtimit kundër establishmentit rus ka të ngjarë të jetë e vështirë të ndryshohet”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes, në përditësimin e saj të të dhënave të shërbimeve sekrete nga lufta. Sipas përditësimit, kritikët kryesorë përfshijnë liderin çeçen Ramzan Kadyrov dhe pronarin e kompanisë ushtarake private të ”Wagner Group”, Yevgeny Prigozhin, si dhe prezantuesit e televizionit të miratuar nga shteti, yjet e pop-it dhe një komunitet gjithnjë e më i zëshëm i blogerëve ushtarakë ultra-nacionalistë. Megjithatë, në rastin e Kadyrov dhe Prigozhin, të parë si figura kryesore brenda një blloku pro luftës, kritika e tyre “varet nga argumentet për angazhim më të madh të shtetit dhe gatishmëri për të përshkallëzuar.” Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar përditësime mbi rrjedhën e luftës ruse kundër Ukrainës që nga fillimi i saj, në fund të shkurtit.https://ata.gov.al/2022/10/08/fokus-bm-rriten-kritikat-ndaj-lidershipit-ushtarak-rus/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments