Pas fitores historike të “Ballkanit” në Ligën e Konferencës nuk kanë të ndalur sukseset në sportin kosovar, ku xhudo sot i ka sjellë Kosovës një tjetër medalje, kësaj radhe nga Kampionatin Botëror. Bëhet fjalë për xhudisten Distria Krasniqi, e cila ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos, raporton KosovaPress. Në garën për të fituar të bronztë, Krasniqi e mposhti në finale të repesazhit xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo. Ndërkaq në rrugëtimin e saj deri te kjo medalje, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti xhudisten nga Tajpei, Lin Hsuan HSU, kurse në raundin e tretë mposhti italianen, Odette Giuffrida. E arta olimpike vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale të këtij turneu, ku e mposhti xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga britanezja, Chelsie Giles. Pas humbjes nga Giles, Krasniqi vazhdoi në repesazh ku edhe e mposhti xhudisten izraelit Gefen Primo, për ta fituar medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos.http://ata.gov.al/2022/10/07/tjeter-sukses-per-kosoven-krasniqi-te-bronzte-ne-kampionatin-boteror-te-xhudos/
Krasniqi të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos
RELATED ARTICLES