Situata me pandeminë e COVID vijon të jetë e qëndrueshme në vend, teksa Ministria e Shëndetësisë raporton për 33 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete. Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 15 në Tiranë, 4 në Sarandë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fier, Selenicë, Elbasan. Janë 353 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, teka aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Janë shëruar 70 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.https://lajme.rtsh.al/artikull/covid-asnje-humbje-jete-dhe-33-raste-te-reja-infeksioni-ne-24-oret-e-fundit-ne-vend
COVID/ Asnjë humbje jete dhe 33 raste të reja
RELATED ARTICLES