Ales Bialiatski dhe dy organizata kanë marrë çmimin Nobel për Paqe. BBC raporton se Ales Bialiatski, avokat i të drejtave të njeriut nga Bjellorusia ka marrë çmimin së bashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut Memorial dhe organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut Qendra për Liritë Civile. Kryetari i Komitetit të Nobelit deklaron se fituesit dëshmojnë rëndësinë e shoqërisë civile për paqen dhe demokracinë. “Ata treguan rëndësinë e “të drejtës për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve”, tha ai. Fituesit vlerësohen gjithashtu për përpjekjet e tyre për të dokumentuar “krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin”.https://lajme.rtsh.al/artikull/aktivistet-e-ukraines-rusise-dhe-bjellorusise-fitojne-cmimin-nobel-per-paqen