Bashkia PERMET

0
26

Përmeti kufizohet në veri me bashkinë Skrapar, në lindje me bashkinë Kolonjë, në perëndim me bashkinë Libohovë dhe Këlcyrë. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Përmetit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 10.614 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 20.301 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 601.95 km2 me një densitet prej 33.72 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 49 fshatra.

Bashkia e Përmetit rrethohet nga pasuri të rralla natyrore e monumentale, por edhe historike, kisha dhe manastire të vjetra. Parku Kombëtar i Hotovës me bredhin e rrallë mesdhetar, banjat kuruese në Bënjë, kanionet e Bënjës dhe të Lengaricës, Shtëpia e vëllezërve Frashëri, Kishat e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës pasohen nga disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të si ajo e Katiut apo Bënjës.

Këto pasuri natyrore e bëjnë bashkinë e Përmetit një destinacion të lakmueshëm për turistët shqiptarë dhe të huaj. Përmetarët merren me aktivitete të vogla tregtare, të cilat janë fragmentare dhe shpesh punësohen vetëm disa nga anëtarët e familjeve. Ndonëse sektori i turizmit është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, ai ende ka pak zhvillim, kapacitete të vogla hotelerie në qytet dhe më pak shtëpi pritëse për turistët në fshatrat përreth.

Zonat malore të Përmetit, ndonëse kanë hapësira të mëdha e të virgjëra që mund të shërbejnë për shëtitje dhe alpinizëm. Një nga pasuritë e rralla të zonës, Ujërat Termale të Bënjës, gati 14 km larg qytetit të Përmetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here