Çmimi i naftës është rritur me 22 lekë, ku nga sot do të tregtohet me 245 lekë/litri, nga 223 që ishte. Gjithashtu rritje kanë pësuar edhe benzina, ndërsa gazi nuk ndryshon. Benzina nga 198 lekë/litri është rritur me 4 lekë duke shkuar 204 lekë/litri, ndërsa gazi do të vijojë të shitet me 78 lekë litri. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 245 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 233lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftimin e bordit. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi thekson se çmimet e naftës, benzinës dhe gazit ndryshojnë sipas lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut.https://lajme.rtsh.al/artikull/rritet-cmimi-i-naftes-me-22-leke-shkon-ne-245-leke-litri-rritet-edhe-benzina-gazi-nuk-ndryshon