Gjatë ditës së sotme, ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje mjekëve specialistë që janë të papunë, që të paraqiten pranë kësaj ministrie. Por të papunë ka edhe shumë infermierë derisa ata që janë të punësuar, po ankohen për shkak të ngarkesës si pasojë e mungesës së stafit shëndetësor nëpër klinika. Largimi i mantelbardhëve nga institucionet publike shëndetësore ka dëmtuar jo vetëm qytetarët që presin për shërbime, por edhe stafin që aktualisht është i angazhuar. Përveç specialistëve, në hall janë edhe infermierët, që aktualisht janë 1 për 20 pacientë. Enlirat Duraku nga sindikata e infermierëve, urdhëresat nga drejtoria e SHSKUK-së i konsideron shkelje dhe kërkon që të mos zbatohen deri në rishikim. Enlirat Duraku, Kryetar i sindikatës së infermierëve, tha se infermierët kanë qenë të detyruar që të shkruhen në hyrje dalje të dhomës së pacientëve. “Pastaj infermieri të ngarkohet me barnatore qëndrore, është evidentimi i palëve që nuk e ka përgjegjësi”, tha ai. Për këtë çështje, sindikata e infermierëve pati paralajmëruar protestë për sot, por ajo u pezullua pasi drejtues të sindikatës thanë se kanë marrë premtime nga Ministria e Shëndetësisë se do të bëhet rishikimi i urdhëresave të dala nga drejtoria e SHSKUK-së. Derisa punonjësit nëpër klinika e spitale përballen me volum të shtuar të punës, ka mijëra infermierë që janë të papunë në nivel vendi. Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemaj thotë ka treguar shifrat e evidentuara vetëm në listën e kësaj organizate, por shton se ato mund të jenë edhe më të larta. “Të papunë me shkollim të mesëm janë mbi 7452 anëtarë dhe me bachelor janë 1257 që janë anëtarë të odës por mund të them se ka edhe më shumë”, tha Naser Rrustemaj, kryetar i Odës së infermierëve. RTK-ja ka raportuar muaj më parë që janë rreth 600 mjekë të papunë, të dhëna këto zyrtare në Odën e Mjekëve. Pleurat Sejdiu, Kryetar i Odës së Mjekëve, tha se në këtë organizatë janë të regjistruar 598 mjek të papunë dhe prej tyre 42 specialist të fushave të ndryshme. Kjo gjendje është papranueshme dhe mungesë menaxhimi”. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me thirrje për të gjithë mjekët e papunë të lëmive të ndryshme, që nga 6 deri më 8 tetor 2022 të paraqiten përmes postës elektronike të Ministrisë.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=619320
Ministria e Shëndetësisë fton mjekët e papunë që të paraqiten në ministri
RELATED ARTICLES