Energjia e rinovueshme është një nga masat që mbështet programit IPARD-II, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Shqiptare. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bën të ditur se, deri tani janë financuar 18 sipërmarrje, në ferma, magazina, stalla dhe agroturizëm, me investime në fushën e energjisë së rinovueshme. Nëpërmjet programit IPARD II, janë financuar grant 5.8 milionë euro, teksa vlera e investimit për energjinë e rinovueshme në sektorin e bujqësisë, llogaritet në vlerën 14.4 milionë euro në të gjithë Shqipërinë. Ndërtimi i panele fotovoltaike në sipërmarrjet rurale, kursen deri në 90% të konsumit të energjisë elektrike, që nevojitet për aktivitetet bujqësore dhe agropërpunuese, duke ulur kështu kostot për përdorimin e energjisë elektrike. Mbështetja do të vazhdojë edhe nëpërmjet Programit IPARD III. “Fermerët dhe sipërmarrjet rurale, do të përfitojnë nga një akses më i gjerë në financim për projekte të ruajtjes energjetike falë edhe programit IPARD III, që nisë vitin që vjen”, njofton AZHBR. 1 nga 3https://ata.gov.al/2022/10/07/energjia-e-rinovueshme-ipard-ii-grant-5-8-milione-euro-per-18-sipermarrje/
IPARD II grant 5.8 milionë euro për 18 sipërmarrje
RELATED ARTICLES